Dy automjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq.
Një prej makinave është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa tjera është djegur pjesërisht.
Ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme tek mjeti që u shkrumbua nga flakët dhe më pas zjarri është përhapur edhe tek makina tjetër.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.
Sipas burimeve, pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte.