Pasojat e zjarrit të frikshëm në Delvinë nuk kanë kursyer as kafshët. Fotot e shpërndara nga LSA, paraqesin pamje të trishta në situatën pas mbrëmjes së djeshme.
Përveç luftës së zjarrfikësve, banesave të djegura, Kishës së shkrumbuar, qarkullojnë edhe pamje teksa duket një kalë thuajse tërësisht i rrjepur nga flakët e zjarrit.