Një tornado e vogël, por me erë me shpejtësi tejet të madhe goditi plazhin, duke i marrë jetën një 31-vjeçari, ndërsa të paktën 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Në internet janë bërë virale momentet kur era e fortë godet bregun e detit, ndërsa më dhjetëra pushues shihet teksa largohen të çoroditur me shpejtësi. Karrige e tavolina fluturuan në ajër nga hotelet aty pranë.
“Ishte një “dhunë” që nuk e kemi parë kurrë në bregdetin tonë”, u shpreh pas ngjarjes Thierry Granturco, kryebashkiaku i Villers-sur-Mer.
Ky fenomen, i cili zgjati rreth 20 minuta, ishte totalisht i paparashikuar nga autoritetet meteorologjike./A2CNN






