Avokati Marash Logu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila urdhëroi kthimin e ambienteve dhe pajisjeve të sekuestruara të Panorama Group SHA, duke e cilësuar aksionin e ndërmarrë më 9 gusht ndaj News24 dhe mediave të tjera të grupit si të paligjshëm.
“Gjykata e Tiranës konfirmoi pikërisht atë që kemi thënë prej fillimit të kësaj historie; nxjerrja e gazetarëve nga godina, ndërprerja e sinjalit të transmetimit dhe sekuestrimi i pajisjeve është i paligjshëm, në kushtet që kompania mediatike ka një kontratë të vlefshme qiraje deri në vitin 2033, prona nuk ka qenë objekt shqyrtimi gjyqësor dhe nuk i është kaluar shoqërisë ‘KAYO’ sh.a.” shkruan Logu ne nje postim ne Facebook.
Ai theksoi se vendimi i gjykatës provon paligjshmërinë e veprimeve të shoqërisë “KAYO” sh.a., Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake.
“Tani që kjo paligjshmëri u provua me vendim gjyqësor, do të ketë ndonjë reagim nga Prokuroria për ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të medias informative më të madhe në vend prej katër ditësh?!” shtoi ai.
Reagimi i Marash Logut
Gjykata e Tiranës konfirmoi pikërisht atë që kemi thënë prej fillimit të kësaj historie; nxjerrja e gazetarëve nga godina, ndërprerja e sinjalit të transmetimit dhe sekuestrimi i pajisjeve është i paligjshëm, në kushtet që kompania mediatike ka një kontratë të vlefshme qiraje deri në vitin 2033, prona nuk ka qenë objekt shqyrtimi gjyqësor dhe nuk i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. Tani që paligjshmëria e veprimeve të shoqërisë “KAYO” sh.a., Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake u provua me vendim gjyqësor, do të ketë ndonjë reagim nga Prokuroria për ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të medias informative më të madhe në vend prej katër ditësh?!