Një sasi eksplozivi është konstatuar 1 orë më parë në zonën e “Plazhit të Vjetër”.
Banorët e zonës kanë konstatuar një sasi eksplozivi me sistem detonatori ( tel). Policia ka bërë izolimin e zonës. Perimetri i sigurisë së policisë ka bllokuar hyrje-daljet në zonë.
Gjithashtu, policia po bën sekuestrimin e kamerave të sigurisë, të bizneseve të zonës për të identifikuar automjetin që dyshohet nga është shkëputur eksplozivi.



