Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi vrasjen e të riut, Marius Hasalla. Atentati i dështuar në atë kohë çoi në plagosjen e hallës së të riut, shtetases Bajame Seneja, 60 vjeçe.
34-vjeçari Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas në Lushnjë akuzohet për “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.
Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.
Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.
Njoftimi:
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
Laert Hasalla 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.
Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit Marius Hasalla.
Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja Bajame Seneja, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin Marius Hasalla.


