Sekretari për çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për pagat dhe pensionet në vendin tonë.
Teksa renditi disa nga faktorët e pagave të ulëta në krahasim me rajonin, Milo tha se qeveria nuk ka patur vullnet për rritje të pagave në Shqipëri.
Milo tha se para disa viteve paga minimale te ne ishte më e lartë se paga minimale në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
Ai tha se diferencimi është bërë nga viti 2013 e tutje.
Sipas Milos që nga 2013 e deri më tani paga minimale është rritur me sforco dhe nën presionin e jashtëzakonshëm edhe të opozitës.
Milo: Qeveria nuk ka patur vullnet për të rritur pagat dhe pagat minimale krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit është 1 herë e gjysmë më pak, por paga mesatare është edhe 2 herë më pak se rajoni. Te ne paga minimale para ca vitesh ka qenë më e madhe se sa në Kosovë e Maqedoni, pra nuk ka pasur këtë diferencë kaq të madhe. Diferencimi është bërë nga 2013 e këndej që paga minimale është rritur me sforco dhe në presion të jashtëzakonshëm edhe të opozitës.