Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u paraqit ditën e sotme (7 janar) në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore me deputetin Agron Shehaj, të cilin e ka paditur për shpifje.
Teksa doli nga GJKKO, Lapaj nuk bëri komente për mediat, por deklaroi se seanca me deputetin e Partisë Mundësia, u shty për në datën 21 janar.
Kujtojmë se Adriatik Lapaj ka paditur Agron Shehajn për shpifje, në lidhje me deklarata publike të këtij të fundit, ku ka pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.


