Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka filluar kontrollin e pasurisë së politikanëve dhe funksionarëve. Shorti për kontroll i ka rënë edhe kryetarit të AKR, Behgjet Pacolli, i cili vetë e ka shperndarë këtë lajm në rrjetet sociale.
“Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës”. Ka shkruar ai në Facebook.
Sa miliona “peshon” Behgjet Pacolli?
BehgjetPacolli në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasurinë e tij që peshon miliona euro.
Sipas formularit të publikuar nga AKK-ja, Pacolli në total pasuri të paluajtshme ka deklaruar 203 milionë e 138 mijë e 996 euro.
Vetëm pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës, ka deklaruar në vlerën 125 milionë euro. Hotelin Swiss Diamond që ndodhet në qendër të Prishtinës, Pacolli e ka vlerësuar në vlerën prej 42 milionë eurove, Hotelin Grand me mbi 3 milionë euro. Kurse shtëpinë në vlerën e mbi 17 milionëve.
Pjesa tjetër e pasurisë përfshinë toka e lokale afariste.
Pasuri të lujatshme Pacolli ka deklaruar në vlerën e 10 milionë e 518 mijë euro
Vetëm aeroplani i Ministrit Pacolli kushton 9 milionë e 900 mijë euro. Kurse tetë vetura e deklaruara kapin vlerën e gjysmë milionëshit.
Pacolli ka deklaruar të ardhura nga Banka Ekonomike 600 mijë euro, Mabetex Holding 1 milion euro nga interesi I depozitave në bankë në vlerën 130 mijë euro dhe meditje nga qeveria e Kosovës rreth 10 mijë euro.
Ministri Pacolli në deklarimin e pasurisë që është publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion ka deklaruar aksionë në këto 20 shoqëri aksionare.