Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Marco Rubio, i cili është konfirmuar si sekretar i 72-të i shtetit amerikan.
Osmani në një postim në platformën X shkruan se Kosova mezi pres të punoj me sekretarin Rubio.
“Urime Marco Rubio për konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së.
Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku.
Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, shkruan e para e shtetit të Kosovës.