Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani sot është takuar me kongresmenin amerikan Eliot Engel, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani e cila ka shkruar se Kosova është me fat që ka miq të mëdhenjë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenjë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tone”, ka shkruar Osmani.
Në saje të vizitës në SHBA, Osmani ka njoftuar se është takuar edhe me zv.ndihmës sekretarin e shtetit, Matthew Palmer, zyrtarë të Bankës Botërore, senatorin Ron Johnson si dhe kongresmenin Dean Phillips./GazetaExpress/