Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për zgjedhjet e 11 Majit.
Bardhi tha se në zgjedhjet e 11 majit koalicioni opozitar nuk kishte përballë një parti, por shtetin dhe anët e errëta të shtetit.
Gjithashtu Bardhi zbuloi 2 keqardhjet e tij për këtë fushatë elektorale.
“2 keqardhjet e mia. Jo thjesht se qytetarët ishin të trembur, por kishin ceduar nga liria e tyre dhe e pranonin frikën.
Zhgënjimi absolut që unë kam patur nga task forca e prokurorisë së posaçme që u kthye në alibinë më të madhe të Ramës për grabitjen e këtyre zgjedhjeve.
Këto kanë qenë dy keqardhjet e mia gjatë kësaj fushate, nuk ka qenë as rezultati PD mori 4 mandate, pra nuk është keqardhja ime rezultati, sigurisht do doja një rezultat më të mirë”, tha demokrati.
Gazment Bardhi: Gara e 11 majit nuk ishte garë e drejtë por një garë e deformuar, ku koalicioni opozitar kishte përballë shtetin dhe anët e errëta të shtetit. Unë jam njeri i zakonshëm si secili prej jush dhe mund të përballoj secilin, por e kam të pamundur që të përballoj të bërë bashkë shtetin, krimin, policinë madje dhe hera herës edhe segmente të prokurorisë.
Në 2021 ne kishim përballë grupet kriminale por nuk ka ndodhur kurrë që ne të telefononim policinë e shtetit dhe ata të mos përgjigjeshin. Kësaj here policia e shtetit ishte PS që kishte zbatuar urdhrin e Ramës, ishin në mbrojtje të kriminelëve të angazhuar për të mbledhur vota për PS.
Ka pasur intimidime të kandidatëve tanë nga policia e shtetit duke keqpërdorur në disa raste struktura të caktuara të prokurorisë. Këtu po flas për qarkun e Fierit, por kam përshtypjen që është fenomen kombëtar.
Ne në listë në Fier kishim 25 vjeçar që e kishin garën e tyre të parë dhe sigurisht intimidimi nga policia e shtetit i sillte një lloj impakti. Ishte e pamundur të bëje grumbullime të mëdha sepse cilido që vinte në takime masive intimidohej nga shtabi i Ballukut dhe ne ndërruam strategji dhe nuk bëmë më takime masive dhe nisëm fushatën derë më derë.
2 keqardhjet e mia: Jo thjesht se qytetarët ishin të trembur, por kishin ceduar nga liria e tyre dhe e pranonin frikën.
Zhgënjimi absolut që unë kam patur nga task forca e prokurorisë së posaçme që u kthye në alibinë më të madhe të Ramës për grabitjen e këtyre zgjedhjeve.
Këto kanë qenë dy keqardhjet e mia gjatë kësaj fushate, nuk ka qenë as rezultati PD mori 4 mandate, pra nuk është keqardhja ime rezultati, sigurisht do doja një rezultat më të mirë.