Pas dëgjimit të argumenteve të të gjitha palëve, Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomë këshillimi për të marrë vendimin lidhur me 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
Ky operacion çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe parash, ndërsa u arrestuan gjithsej 28 persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal. Hetimet dhe procesi gjyqësor vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.