Julian Balla, president i klubit të futbollit “Erzeni” dhe pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, është një nga personat në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë.
Sipas hetimeve, Balla zotëron edhe një vilë 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro. Të dyja këto pasuri janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Operacioni i SPAK ka përfshirë 16 masa sigurie, duke goditur një rrjet të madh trafiku ndërkombëtar droge dhe pastrimi parash, ku përfshihen edhe emra të njohur si vëllezërit Çela dhe Franc Çopja.