Detaje të reja dalin lidhur me aksionin e SPAK kundër rrjetit ndërkombëtar të trafikut te drogës.
Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion, i cili nisi mëngjesin e sotëm në disa qytete. Aksioni i SPAK mësohet se është zhvilluar në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Prokurori i çështjes Vladimir Mara, raporton gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar mbi 15 masa sigurie të firmosuara nga GJKKO, për dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.
Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.
Burime për News 24 bëjnë me dije se është dhënë masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelën.
Gjatë aksionit, u arrestuan 3 prej personave për të cilët u lëshua masë sigurie.
Ndërsa mësohet se 4 të tjerë janë në kërkim.
Ndërkohë operacioni me urdhër të SPAK është ende në zhvillim.