Bastisjet antidrogë në zonën e Teramos dhe Chieti kanë vijuar prej disa ditësh, duke e çuar në 9 numrin e personave të arrestuar, nga të cilët 8 janë shqiptarë. Aksioni kryhet nga karabinierë e Njësisë Hetuese të Operacioneve, duke ekzekutuar urdhrat e arrestit të prokurorisë.
Fillimisht u arrestuan dy çifte shqiptarësh dhe më pas numri shkoi në 8 persona, nga të cilët 4 janë gra, po shqiptare dhe i nënti është një italian.
Hetimi për trafikimin e drogës përgjatë brezit bregdetar të Teramos, i koordinuar nga zyra e prokurorit, filloi në vitin 2024 pas arrestimit në Roseto degli Abruzzi, një trafikant lokal droge i gjetur në posedim të 1.2 kilogramëve kokainë dhe 40,000 eurove në para të gatshme.
Nga ky rast doli në pah një sistem kompleks i trafikimit të drogës që përfshinte qytetet kryesore përgjatë bregdetit të Teramos. Rrjeti përbëhej nga dy familje të lidhura shqiptare, të dedikuara për paketimin dhe shpërndarjen e drogës te një klientelë e madhe konsumatorësh, shumë prej të cilëve nuk dyshonin.
Shitjet kryheshin përmes takimeve personale dhe kontakteve të drejtpërdrejta, shpesh në vendet e nxehta të jetës së natës si Roseto degli Abruzzi, Pineto, Tortoreto, Ancarano dhe Sant’Omero.
Gjatë hetimit, karabinierët dokumentuan mbi njëqind shitje kokaine dhe arrestuan një shtetas italian të lidhur me grupin, të cilit iu gjetën 800 gramë kokainë.
Kontrollet e mëvonshme çuan në sekuestrimin e një totali prej 300 gramë droge dhe 40,700 eurosh në para të gatshme, të fshehura në një fund të rremë të përdorur për t’iu shmangur sigurisë, informon media italiane për detajet.
U kryen gjithsej trembëdhjetë kontrolle shtëpish dhe u sekuestruan 12,000 euro të tjera në para të gatshme, pasi besohej se ishin të ardhura nga trafiku i drogës.