Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e njeh pretendimin e Kremlinit se do ta vinte nën kontrollin rus centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhzhias, shkruan të enjten “New York Times”.
“Kjo është një çështje që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare,” tha ai në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se qëllimi kryesor i IAEA-s është të parandalojë një aksident bërthamor, për të cilin ai paralajmëroi se vazhdon të jetë ende i mundshëm të ndodhë.
Javën e kaluar Rusia aneksoi ilegalisht katër rajone të Ukrainës, duke përfshirë Zaporizhzhian ku është objekti.
Të mërkurën, Rusia tha se do të merrte kontrollin operacional të objektit, i cili u kap nga forcat ruse në mars, por ende drejtohet nga inxhinierë ukrainas.
Zyrtarët ukrainas kanë dënuar tentativën për marrjen e objektit dhe thanë se do të vazhdojnë menaxhimin e tij, megjithëse nuk dihet se si mund të zbatohej kjo strategji derisa Rusia e ka në kontroll.