Oerd Bylykbashi ka votuar sot së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.
Pas votimit, në një prononcim për mediat, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e votës si e vetmja mënyrë për të vendosur për të ardhmen.
“Është një ditë e jashtëzakonshme për të gjithë Shqipërinë. Thirrja ime është që të dalin të gjithë të votojnë masivisht. Të votojnë për veten dhe familjet e tyre. Vota e tyre është e ardhmja. Vetëm me votë mund të vendosin ata për të ardhmen,” u shpreh Bylykbashi.
Ai theksoi gjithashtu se ky është momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve dhe nënvizoi rëndësinë e zbatimit të ligjit për të garantuar votën.
“Vota është e fshehtë! Çdo përpjekje për të intimiduar zgjedhësit se vota e tyre do të lexohet paraprakisht është e pavërtetë,” deklaroi ai.
Bylykbashi: Është ditë e jashtëzakonshme për të gjithë Shqipërinë. Thirrja ime është që të dalin të gjithë të votojnë masivisht. Të votojnë për veten dhe familjet e tyre.
Vota e tyre është e ardhmja. Vetëm me votë mund të vendosin ata për të ardhmen. Momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve, por po aq është shumë e rëndësishme që zbatimi i ligjit të garantojë votën.
Vota është e fshehtë! Çdo përpjekje për të intimiduar zgjedhësit se vota e tyre do të lexohet paraprakisht është e pavërtetë.