Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur ditën e stome kabinetin për objektivat e qeverisë për 300 ditët e ardhshme.
Ndërkohë mbledhja me ministrat ka nisur prej orës 09:00.
Gazetari Ergys Gjençaj tha se në këtë mbledhje është bërë adresimi i shumë sfidave, disa prej të cilave mbeten, adresimi i pandemisë, kriza energjetike…
‘Po ashtu një prej pikave kyçe është edhe kriza energjetike, Sakaq në diskutim janë marrë të gjitha fushat dhe të gjitha dikasteret sa i përket objektivave të 300 ditëve në vijim’, raportoi gazetari.
Kujtojmë se në konferencën e fundit për shtyp , kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa shtesë për të parandaluar përhapjen e Omicron edhe pse theksoi se personalisht nuk ishte për masa të forta shtrënguese.


