Irani rrëzoi një avion F-15E amerikan, një oficer mbeti i humbur për më shumë se 24 orë në male, dhe CIA ndihmoi për ta gjetur dhe shpëtuar
Bazuar në një artikull redaksional të gazetës New York Times, sot (5 prill 2026), thuhet se CIA ndihmoi në shpëtimin e një oficer të forcave ajrore amerikane(U.S. airman), pas rrëzimit të avionit nga Irani.
New York Times, spjegon sot se forcat iraniane rrëzuan avionin luftarak amerikan F-15E Strike Eagle të premten në jugperëndim të Iranit dhe se dy anëtarët e ekuipazhit u katapultuan. “Piloti i parë u shpëtua shpejt, por oficeri i sistemeve të armëve (weapons systems officer) mbeti i humbur për më shumë se 24 orë në një territor iranian.”
Më tej NYT thotë se oficeri i forcave ajrore, i plagosur, u largua nga vendi i katapultimit, u ngjit në një kreshtë mali rreth 2100 metra të lartë dhe u fsheh në një çarje shkëmbi(shpell) . Ai përdori me shumë kujdes bekonin e emergjencës dhe komunikimin e sigurt, siç ishte trajnuar, për të shmangur zbulimin nga forcat iraniane.
NYT : Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) luajti rol kyç në operacion.
Po sipas New York Times thuhet se “Ajo (CIA),zhvilloi një fushatë mashtrimi (deception campaign) duke përhapur informacion brenda Iranit, se oficeri ishte gjetur dhe po transportohej jashtë vendit me një konvoj tokësor. Qëllimi ishte të largonte kërkimet iraniane nga zona e vërtetë dhe të krijonte konfuzion e pasiguri mes forcave iraniane, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, shkruan NYT.
“CIA përdori teknologji të veçantë, ekskluzive për agjencinë, për të lokalizuar ushtarin e fshehur.”
Në spjegimin e saj New York Times thotë se sapo u konfirmua pozicioni, informacioni u kalua menjëherë te Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua të shtunën në mbrëmje. Pentagoni organizoi një aksion masiv që përfshinte qindra trupa të operacioneve speciale, përfshirë Navy SEAL Team 6. Forcat amerikane hodhën bomba në zonë për të mbajtur larg iranianët. Komandot avancuan drejt vendit të fshehjes, duke qëlluar për të mbajtur armiqte larg, pa hyrë në luftë të drejtpërdrejtë. Kjo sugjeron se fushata e mashtrimit pati efekt.
Gjithmon sipas NYT oficeri i forcave ajrore u nxor me sukses dhe u transportua me avion në Kuvajt për trajtim mjekësor. Nuk pati viktima amerikane në ekipin e shpëtimit.
Në fund NYT shkruan se ky operacion tregon koordinimin e ngushtë mes CIA-s, Pentagonit dhe forcave speciale në situata të vështira pas armikut. I cili ndodhi këtë meshaë në mes të tensioneve të larta mes SHBA-së dhe Iranit, pas konfliktit që ka zgjatur për një muaj.


