Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, kur i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u transferua me urgjencë nga qelia drejt spitalit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Klodiana Lala: Nuredin Dumani është ndjerë keq për disa orë me radhë dhe mjeket e burgut në bashkëpunim me strukturat e tjera është vendosur për shkak se ai kishte rrahje të forta të zemrës dhe probleme me frymëmarrjen që kishte çuar në gjendje të fikti. Duke u ndodhur në një situatë të tillë mjekët kanë vendosur që ai të transferohet, sepse për transferimin e tij nga paraburgimi që mbahet i veçuar, pra 41 bissi i dikurshëm është shndërruar në strehën e të penduarve. Fillimisht ishte planifikuar të shkonin njerëz të botës së krimit, por duke qenë se ka të penduar të drejtësisë jeta e të cilëve rrezikohet janë vendosur 13 të penduar në këtë sistem.
Dumani në momentin e parë ka shkuar i ndërgjegjshëm, është pyetur nga mjekët për ushqimin dhe më pas është dërguar në repartin e kardiologjisë për dy arsye, e para se shfaqte probleme me zemrën dhe e dyta disa vite më parë ai është operuar nga zemra.
Është vendosur nga mjekët e IML që të merren disa analiza, nëse ishte nen efektin e lëndë narkotike, ishte nën efektin e alkoolit dhe janë marrë disa analiza specifike nën dyshimet për një helmim të mundshëm. Deri tani është konfirmuar që nuk ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe nën efektin e alkoolit, por nuk ka ardhur analiza toksikologjike.
Mjeket kanë dhënë se duke qenë se nuk ka nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike duhet të kthehet në qeli.
Po ashtu ka një hetim të brendshëm nga drejtoria e burgjeve dhe ministria e Drejtësisë.
Është e vërtetë se ka marrë prodhime deti nga familjarët. Ama di të them se nëse konfirmohet se është helmuar do të jetë ngjarjet më të rënda dhe rasti i parë drejtoria për mbrojtjen e dëshmitarëve ka ceduar.