Pavarësisht skandalit të bërë publik disa kohë më parë, në Spitalin Onkologjik situata vijon të jetë problematike.
Gazetari Osman Stafa raporton për News24 se në këtë spital ende vijojnë të mungojnë medikamente të rëndësishme, si Irinotekani me të cilin trajtohet kanceri i zorrës së trashë dhe Carboplatine që shërben për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve.
Sa i përket radiologjisë, Akseleratori linear 2, që shërben për trajtimin e të sëmurëve me kancer me anë të rrezeve, është jashtë shërbimi.
Në Shqipëri janë dy Akseleratori linear, 1 dhe 2, me funksione t ndryshme nga njëra tjetra, duke qenë se bëjnë trajtimin me rreze të ndryshme.
Mjekët raportojnë se mungon edhe Jodi Radioaktiv, me anë të të cilit kurohen pacientet që vuajnë nga kanceri i tiroides.
Sipas gazetari Stafa kjo paraqet një situatë të rëndë në Onkologjik.