Disa banorë të Rrjollit janë arrestuar sërish pas protestës që ata zhvillojnë prej ditësh në mbrojte të pronës së tyre, të cilat janë dhënë për ndërtimin e një resori luksoz me firmë të Belinda Ballukut, pa u konsultuar me ta.
Nga fugoni i policisë, njëra prej protestuesve të arrestuar ka publikuar një video, ku ata theksojnë sërish se nuk do të dorëzohen në betejën e tyre dhe se pronën nuk do e dorëzojnë.
“Deri në vdekje!”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër shton: “Veç liri do ketë, nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë”.
“Do t’i mbrojmë deri në vdekje! Nuk i ka gzu kush tokat tona”, thotë një tjetër prej banorëve nga fugoni i policisë.


