Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n sot se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj në rajon, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë dhe Suedia po shqyrtojnë nëse do të anëtarësohen ose jo në aleancën e NATO-s. Finlanda do të marrë një vendim në javët e ardhshme, tha dje, kryeministrja Sana Marin.
Dmitry Medvedev, nënkryetari rus i Këshillit të Sigurimit, ka thënë se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, Rusia duhet të forcojë forcat e saj tokësore, detare dhe ajrore në Detin Baltik për të rivendosur ekuilibrin e saj ushtarak.
Medvedev gjithashtu ngriti në mënyrë eksplicite çështjen e kërcënimit bërthamor, duke thënë se nuk mund të flitet më për një Balltik “të denuklearizuar” – ku Rusia mban enklavën ruse të Kaliningradit midis Polonisë dhe Lituanisë.
“Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë regjim të denuklearizuar në Balltik – ekuilibri duhet të rivendoset”, tha Medvedev, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012. “Nëse na detyrojnë, atëherë… vini re se nuk ishim ne ata që e propozuam këtë,” shtoi ai.




