Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kërkojë sot përballë Anglisë një rezultat pozitiv, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme grupin kualifikues në të cilin siguruan play-off të Botërorit. Dhe nëse e bëjnë këtë, do të thyejnë një tabu sa u përket rezultateve të historisë së kombëtares shqiptare.
Nëse kuqezinjtë ia dalin të marrin qoftë edhe një barazim ndaj Anglisë, për herë të parë në histori do të regjistrojnë 9 ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Për herë të parë shifra e 8 ndeshjeve radhazi pa humbje është regjistruar nga 14 nëntori 2009, deri në 8 tetorin 2010, me 5 fitore e 3 barazime në periudhën kur ekipi drejtohej nga Josip Kuzhe.
Që nga 27 marsi 2023, deri më 20 nëntorin e atij viti, erdhi seria e dytë, me 5 fitore e 3 barazime nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Që nga 24 marsi i këtij viti, ka ardhur seria e tretë prej 8 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje, me 6 fitore e 2 barazime. Kësisoj, mjafton që Shqipëria të mos mundet ndaj Anglisë, për të vendosur një rekord unik në historinë e saj


