Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Veizaj Hajnaj, ka humbur mundësinë për t’u riemëruar në krye të institucionit, pavarësisht se kishte shfaqur interes për një mandat të dytë.
Raportohet se Hajnaj nuk e dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes, që ishte data 7 maj.
Mosdorëzimi i dokumentacionit përjashton automatikisht vijimin e procedurës për riemërimin e saj në këtë pozicion.
Në këto kushte, pritet që SPAK të hapë garën për emërimin e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.