Më 26 mars, ekipi i “Tak Fak” ishte në Vlorë ku pa nga afër situatën e krijuar me mbetjet urbane. Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha premtoi atëherë se brenda 10 ditëve do të zgjidhej ky problem, duke u vënë në punë landiflli i Sharishtës, por ka kaluar një muaj dhe situata nuk ka ndryshuar.
Plehrat vijojnë të hidhen në vendgrumbullim, megjithëse kryebashkiaku Dredha tha se do të hidheshin inerte në këtë vend, por nga pamjet e filmuara nga “Tak Fak”, makinat e grumbullimit të plehrave vazhdojnë punën normalisht, duke shkarkuar mbetjet në të njëjtin vend.
I kontaktuar nga gazetarja e “Tak Fak”, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha tha se deri kur të hapet landfilli i Sharishtës, mbetjet do të vazhdojnë të hidhen në vendin e zakonshëm.
“Normal, nuk do ti fusim në xhep. Nuk bëhet se bërtitët ju dhe do hapët. Deri në momentin që nuk është hapur Sherishta, logjika të con që do hidhen aty”, tha Dredha.