Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë dy liderët që shqiptarët kanë më shumë besim.
Sondazhi i Antonio Notos në News24 zbulon se 42 % e të anketuarve kanë besim tek Edi Rama si lider politik. Me konkretisht 18 % e tyre shprehen se kanë shumë besim te Rama, ndërkohë që pjesa tjetër 24 për qind shprehet se ka mjaftueshëm besim.
35 % deklarojnë se nuk kanë aspak besim të Edi Rama, ndërsa 17 për qind e tyre shprehen vetëm “pak”.
Ndërkohë që për Sali Berishën, liderin e opozitës shqiptarët e anketuar shprehen në masën e 34 %, se kanë besim te kreu i PD-së.
Me konkretisht 17 % janë shprehur se kanë shumë besim, ndërkohë që po 17 përqind janë shprehur mjaftueshëm besim.
Ndërkaq, ata që nuk kanë besim janë në masën e 45 %, kurse ata që kanë pak besim janë deklaruar në 15 %.
Surprizë në këtë sondazh është besueshmëria e shprehur për kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj për të cilin të anketuarit shprehen në favorin e tij në masën e 21 %. Po ashtu dhe Adriatik Lapaj, për të cilin rreth 14% e të anketuarve shprehen se kanë shumë dhe mjaftueshëm besim.