Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv, foli për mënyrën se si vajza të njohura të ekranit dhe botës së showbizz-it vizitojnë rregullisht bosë të krimit në burgje, duke shfrytëzuar kontrata të dyshimta dhe lidhje fiktive.
“Tani, vajzat e showbizz-it që hyjnë në burgje, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit,” – tha Lala.
Sipas saj, situata ka degraduar deri në pikën që në ambientet e brendshme të burgut u ndërtua edhe një palestër, për të përmbushur “kushte të nevojshme” për të dënuarin dhe të ashtuquajturën partnere të tij.
“Shkoi puna deri aty sa burgu ndërtoi palestër brenda, që ata të kishin kushte të nevojshme, i dënuari dhe partnerja,” – shtoi gazetarja.
Lala theksoi se nuk bëhet fjalë për raste të izoluara, por ka dhjetëra raste të vajzave që, përmes kontratave fiktive, konsiderohen si bashkëjetuese të bosëve të krimit.
Ajo e cilësoi këtë si një problem të thellë sistemik, duke shtuar se ka vajza që vijnë edhe nga jashtë vendit, ku pretendojnë që janë bashkëjetuese dhe hyjnë e takohen me të dënuarit, dhe se kjo nuk është gjë e re.
Lala solli në vëmendje edhe një rast konkret të ndodhur në burgun ku ndodhet i dënuari Laert Haxhiu, ku gjatë një kontrolli të zhvilluar nga policia, u gjetën tre aparate celularë.
“Në atë kohë, SPAK, duke qenë se Laert Haxhiu akuzohej se kishte në shënjestër dy prokurore, mori telefonin për ta zbërthyer dhe për të kuptuar nëse kishte të dhëna për aktivitet kriminal. Aty u zbuluan këto vajzat e modelingut, të ekranit,” – tha Lala.ndër të tjera.