Për Jorida Tabakun, e cila është në listën e hapur të PD në Tiranë tha se gara ka qenë e pabarabartë. Në një lidhje për emisionin “Log” në News24, Tabaku tha se “këto zgjedhje kanë dalë jashtë çdo parashikimi për çdo gjë”.
“Vota e kandidatëve është shumë e shpërndarë. Ky proces ka prodhuar një listë të paparashikueshme. Ne nuk e parashikojmë çfarë ndodh nga një zone në tjetrën. Kjo ka qenë një garë e pabarabartë për mënyrën si është zhvilluar. Të jesh në listë të hapur, të jesh grua dhe të bësh fushatë në gjithë qarkun është vërtet strapacuese”, tha Tabaku.
Ajo u shpreh se anëtarësia e PD e ka vlerësuar, por në aspektin politik vota është duke e numëruar, ndërsa tha se analiza do të bëhet me vonë.
“Këto zgjedhje tregojnë edhe për faktin që Shqipëria megjithëse ka hapur negociatat nuk di të bëjë zgjedhje. Këtu ka pasur një garë që unë mund të them se është një nga proceset më të parregullta”.