Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale lidhur me aktin e rëndë në ambientet e News 24, ku shteti me ushtrinë sekuestroi pajisjet dhe materialet e gazetarëve të redaksive të Focus Media Group.
Kryedemokrati e quan një krim të shëmtuar aksionin e drejtuar nga drejtuesi i kompanisë shtetërore KAYO, Ardi Veliu, duke theksuar se u rrëmbyen me urdhër të Ramës dhe Ballukut dosjet investigative të gazetarëve.
Më tej, Berisha shton se ky akt kriminal dëshmon tmerrin dhe Ramës dhe Balukut nga laptopët e gazetarëve investigativë.
Postimi i Berishës:
Një krim i shëmtuar!
Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale të Ramaduros, kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë.