Nga zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arriti të fusë në Kuvend vetëm një deputet, por sipas Adriatik Lapajt, duhej të ishin gjashtë të tillë sepse kanë marrë afro 63 mijë vota deri më tani.
Lapaj thotë se duhet ndryshuar ligji elektoral dhe sipas tij në zgjedhje u dëshmua se sistemi zgjedhor është i padrejtë.
“Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).
Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.
Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral”, shprehet ai përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.
Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i’a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).
Faleminderit secilit që na besoi me votë!
Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).
Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.
Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.
Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet!
Nuk ka kthim pas!