Me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij të Kosovës ka nisur sot protesta në Hagë. Mijëra shqiptarë nga mbarë bota janë mbledhur në parkun pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim.
Protesta, e organizuar nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur fuqishëm nga veteranët e luftës së UÇK-së, është shndërruar në një manifestim masiv kombëtar. Ky është zëri i një populli që nuk dorëzohet, duke kërkuar drejtësi dhe nderim për sakrificën e bërë gjatë luftës.
Atmosfera në Hagë është ngjyrosur me flamuj kuq e zi dhe simbole të UÇK-së, duke treguar unitetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur dinjitetin dhe për të kërkuar lirinë e plotë të drejtësisë.