Në seancën e djeshme të Qeverisë është miratuar Programi për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023. Me atë rast, sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, vizituan kopshtin JOUDG “13 Noemvri”, Komuna Qendër. Ministrat iu bashkuan fëmijëve dhe morën pjesë në aktivitetet e përditshme që po zhvilloheshin në disa aktivitete në kopsht.
“Ky program është vazhdimësi e asaj që kemi filluar vitin e kaluar, por tani me dyfishin e buxhetit. Për këtë vit kemi ndarë 40 milionë denarë, me të cilat do të blihen 880.000 kg fruta të klasit të parë, së paku 90.000 kg kajsi, 175.500 kg pjeshkë, 168.000 kg kumbulla, 74.000 kg mollë, 003 kg. Çdo fëmijë do të marrë një kilogram fruta të stinës një herë në javë. Ky është qëllimi që fëmijët të hanë fruta të freskëta të përshtatshme për stinën në të cilën prodhohen. Janë të mbuluar 38 mijë fëmijë nga të gjitha çerdhet në vend”, tha ministri Nikolovski./Lajmi i plotë.