I dyshuari për thrillerin në fluturimet e Emirates është identifikuar.
Sipas informacioneve të Protothema.gr, bëhet fjalë për një shtetas turk 35-vjeçar, i cili do të kryente një akt terrorist në fluturimet që do të niseshin nga aeroporti “Eleftherios Venizelos: i Athinës drejt Nju Jorkut në datat 10 dhe 11 nëntor.
35-vjeçari kishte tentuar të merrte një vizë për të udhëtuar në Nju Jork si refugjat dhe besohet se është anëtar i një organizate terroriste.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari kishte hyrë në Greqi nga Turqia dy vite më parë dhe banonte në Athinë me status azil.
Sipas të njëjtave informacione, burri nuk ishte në asnjë fluturim.
Kujtojmë se pas informacioneve të CIA-s, të vlerësuara si serioze nga EYP, se në bordin e fluturimit të kompanisë nga Athina ndodhej një pasagjer i dyshimtë, njëri është imobilizuar përpara se të ngrihej dhe i dyti është kthyer në tokë në Athinë. /Abcnews.al/