Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale.
Në pranga janë vënë dy persona për dhunë ndaj nënës dhe gruas si dhe një tjetër i cili pas një sherri ka rrahur një 29-vjeçar dhe më pas i ka marrë edhe aparatin celular.
Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
- R., 41 vjeç, banues në Kashishtë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
- M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit:
- K., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vetëgjyqësia” pasi ka tentuar të vëri në punë një fabrikë pa marrëveshje me bankën, në të cilën është bashkëpronar me bankën.
- M., 41 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin F. Ç., 52 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan shtetasin G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur shtetasin M. K., 29 vjeç, dhe i ka marë aparatin celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



