Prej dy ditësh, ambientet e News24 vijojnë të qëndrojnë në terr, pasi Policia e Shtetit ndërpreu sinjalin e televizionit informativ më të madh në vend, në një veprim të cilësuar si arbitrar.
Ndërhyrja ndodhi gjatë një dite të zakonshme pune, përmes një aksioni të paparalajmëruar, duke bllokuar transmetimin e kanalit dhe aktivitetin normal të tij.
Për këtë ngjarje kanë reaguar politikanë, gazetarë të njohur dhe qytetarë të shumtë, të cilët e kanë cilësuar veprimin si “uzurpim” të News24 nga ana e policisë.
Mijëra ndjekës në rrjete sociale kanë dënuar atë që e quajnë një akt barbar dhe kanë shprehur solidaritet me stafin dhe punonjësit e televizionit, të cilët prej dy ditësh nuk mund të kryejnë misionin e tyre informues.