Klevis Balliu ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së policisë dhe ndërprerjes së transmetimit të News24, duke e cilësuar këtë veprim jo vetëm si sulm ndaj një televizioni, por ndaj të gjithë mediave të pavarura në vend.
“Kjo nuk është një mbyllje e News24, kjo është një mbyllje për të gjitha mediat që cënojnë pushtetin e narkoregjimit,” u shpreh Balliu.
Ai akuzoi direkt drejtuesin e policisë, Ardi Veliu, dhe Ilir Prodën, të cilët, sipas tij, veprojnë nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.
Balliu: Kjo nuk është një mbyllje e News24, kjo është një mbyllje për të gjitha mendiat që cënojnë pushtetin e narkoregjimit. Vijnë dhe e mbyllin nëpërmjet Ardi Veliut, një njeri që njihet për lidhjet e tij kriminale, si shefi I Ilir Prodës. Të dy këta vijnë nën urdhrat e Ramës dhe pushtetit të tij.