Gazetari i politikës në News 24 Ergys Gjencaj në një prononcim deklaroi se News 24 është një institucion, i ka hapur dyert çdo politikani, pavarësisht nëse ka qenë i majtë, i djathtë apo i qendrës dhe gjithashtu çdo qytetari.
Gjençaj u shpreh se situata është e papëlqyeshme. Ai shtoi se shpreson që institucionet e drejtësisë të bëjnë drejtësi dhe News 24 të kthehet në normalitet.
Gazetari Ergys Gjençaj: Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të përballesha me këtë situatë. Ky është një institucion mediatik, që ia ka hapur dyert çdokujt. Këtu kanë ardhur politikanë majtas, djathtas, të qendrës, liberalë, konservatorë. Është institucion që i ka hapur dyert çdo qytetari.
Është për të ardhur keq që ne nuk hyjmë dot në ambientet e punës. Shpresoj që drejtësia të thotë fjalën e saj. Zgjidhja nuk bëhet me forcë, por me drejtësi. Uroj të jepet drejtësi për këtë situatë tërësisht të pazakontë. Në fund të ditës, ne duhet të bëjmë detyrën tone tone si gazetarë brenda redaksisë.