Gazetarja Klodiana Lala, në protestën para godinës së News24 ku prej 3 ditësh ushtrohet terror dhe raprezalje, si edhe është rrethuar nga Policia Ushtarake me një akt arbitrar, pa pritur vendimin e gjykatës, u shpreh se televizioni do të ringrihet.
Lala theksoi se News24 është një histori suksesi, teksa theksoi “do ta ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policisë”.
Ajo shtoi se sot ishte radha e News24 dhe nesër do të jetë radha e një televizioni tjetër.
Klodiana Lala: News24 është një histori suksesi. Ne jemi këtu sepse o ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policies. Gazetaria është mison.
Jam dëshmitare prej 19 vitesh se si janë përcuar lajmet në këtë redaksi, kemi qenë aty ku ngjarja ka ndodhur. News24 do të jetë për të raportuar cdo detaj për qytetarët.
Sot ishte radha e News24, nesër do të jetë radha diku tjetër, New24 është histori që do vijojë, s’ka police e ushtarë të na ndalojë. Publiku sërish do kthejë televizionin tek News24.