Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të News24 nga policia mëngjesin e sotëm, duke theksuar se televizioni do të rikthehet më i fuqishëm se kurrë.
Lala e cilëson News24 një televizion që ka bërë histori dhe një “ingranazh të vënë në lëvizje” që nuk mund të ndalet. Ajo shprehet e bindur se tentativa për ta heshtur do të dështojë, duke vlerësuar përkushtimin e kolegëve dhe punonjësve të të gjitha niveleve në këtë media.
“Jam dëshmitare për dy dekada sesi News24 ka bërë histori. Tentativa për të na heshtur do të dështojë”, shkruan Lala, duke shtuar se forca dhe pasioni i gazetarëve, teknikëve dhe stafit është garancia që televizioni do të ringrihet sërish.
Postimi i plotë:
News 24 do ringrihet edhe me i forte!
Jam e bindur per kete, sepse njoh koleget me te cilet punoj, pasionin dhe perkushtimin me te cilin kemi punuar.
Njoh forcen e Fatmires, Ergysit, Osmanit, Renaldos, Erjonit, Erjoles, Nisides, Oles, Klevit e Dritanit, Armirit, Klodit, Elidonit, etj etj, e gjithe atyre te rinjve e te rejave qe cdo dite me pasion rendin drejt te vertetes. Di sa me pasion punon cdo operator e montazhier, cdo teknik, cdo shofer.
Jam deshmitare sesi nder vite kane kontribuar emra te njohur te medias qe nga Lubonja e Bushati, Tan Hoxha, Abilekaj, Rakipi e Adi Krasta, Tela, Trendafilja, Nikoleta, Vali, Graniti, Tase, Rezi, Nila Basha, Andu etj etj. Breza te tere.
Di sa shume vrapohet ne terren e ne redaksi.
Di qe News eshte nje ingranazh qe eshte vene ne levizje e sdo ndalet kurre, e kete e deshmojne te gjithe drejtuesit e ketij TV.
Njoh forcen time, qe ska pushtet qe me ndal.
Jam deshmitare per dy dekada sesi News 24 ka bere histori
Kam bindje qe tentativa per te na heshtur, do deshtoje.
#News24
ps.ka ne dhjetra kolege qe duhet listuar, jam e bindur qe me mirekuptojne qe si kam permendur te gjithe me emer pasi eshte e pamundur, cerek shekulli histori