Qyteti i Gazës tani është i rrethuar dhe forcat mbrojtëse izraelite (IDF) po vepron brenda qytetit, thotë Benjamin Netanyahu.
IDF-ja po rrit presionin mbi Hamasin dhe ka vrarë “shumë terroristë”, thotë ai.
“Hamasi tani po zbulon se ne po veprojmë në vendet që nuk e kishin menduar kurrë se do ta bënim”, shtoi lideri izraelit.
Kryeministri thotë se forcat izraelite kanë “shkatërruar selinë, tunelet dhe bazat e Hamasit”, raporton skynews.
Duke iu kthyer kufirit verior, ai thotë se “nëse Hezbollahu fillon të marrë pjesë në këtë luftë…do të bëjë gabim jetësor”.
Për mundësinë e ndalimit të luftimeve, ai thotë se “nuk do të ketë armëpushim pa ardhur pengjet në shtëpi. Ne do të shkatërrojmë plotësisht aftësinë e Hamasit për të udhëhequr Gazën”.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi