Gjatë seancës ai ka deklaruar se nëse vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”.
Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u vetëdeklarua i pafajshëm.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën nisi seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.