Gazetarja Anila Ahmataj ka reaguar pas sulmit të ndodhur ndaj ambientit të televizionit News24, duke e cilësuar ngjarjen si një “masakër” ndaj punës së saj.
Në një intervistë për News24, Ahmataj deklaroi se dosjet dhe dokumentet e saj ishin dëmtuar dhe shpërndarë.
Ajo theksoi se puna e saj nuk është censuruar kurrë nga drejtuesit e televizionit dhe se emisionet “Me zemër të hapur” dhe “Autokton” do të vijojnë transmetimin normalisht.
Anila Ahmataj: Kur u ktheva në zyrë, nuk gjeta asnjë dokument. Ishte bërë masakër në dokumentet dhe dosjet e mia. Ka dokumente që kanë të bëjnë me institucione, me çështjen e pronës. Dosjet dhe dokumentet ishin dëmtuar e shpërndarë. News24 do triumfojë, sepse ka profesionistë, që të bën që të të kërkojë publiku.
Qytetarët më kanë thënë se kur do të rikthehet News24 dhe iu thashë që do rikthehet shpejt dhe u rikthye. Emisioni ‘Me zemër të hapur’ dhe ‘Autokton’ do të vazhdojë.
Drejtuesit e News24 nuk më kanë censuruar asnjë dokumentar që kam publikuar. Përshëndes botuesin Irfan Hysenbelliu dhe drejtoreshën e News24, Anila Jole, që janë njerëz të mrekullueshëm dhe që më kanë mbështetur në punën time.