Në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, atmosfera u ndez këtë fundjavë me ritmet e një Flash Mob-i të jashtëzakonshëm që shënoi hapjen zyrtare të sezonit veror. Muzikë, ngjyra, performanca urbane dhe një energji elektrizuese që pushtoi sheshin më të madh të kryeqytetit.
Nën tingujt e një DJ set-i dinamik dhe me performanca të koreografuara në stilin e Mediterranean Urban Dance, artistët ngritën pulsimin e qytetit, duke ftuar më pas publikun të bashkohej në një disco hall të hapur, nën qiellin e Tiranës.
E veçanta e këtij eventi ishte bashkimi i kulturës urbane me shijen autentike të dy birrave më të dashura për shqiptarët – Birra Korça dhe Birra Tirana, të cilat shoqëruan atmosferën me freskinë dhe traditën e tyre. Gotat e birrës shkëlqenin nën dritat shumëngjyrëshe, ndërsa tingujt elektronikë dhe performancat ritmike krijuan një natë të paharrueshme për qytetarët dhe turistët.
Ky organizim i veçantë jo vetëm që solli një risi në jetën kulturore të qytetit, por edhe riktheu energjinë pozitive në një shesh që gjithnjë më shumë po shndërrohet në një qendër dinamike të aktiviteteve artistike dhe argëtuese.
Sezoni sapo ka nisur, dhe me kaq shumë ngjyra, ritëm dhe shije – birra Korça dhe Birra Tirana premtojnë një verë të jashtëzakonshme.