Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë të Politikës Evropiane që po mbahet në vendin tonë.
Në një prononcim për gazetarët, von der Leyen deklaroi se liderët evropianë do të rrisin trysninë ndaj Rusisë deri sa presidenti rus, Vladimir Putin, të pranojë paqen dhe të ndalojë luftën në Ukrainë.
Ajo komentoi gjithashtu refuzimin e Putinit për të zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Turqi për një armëpushim mes dy vendeve, duke theksuar se këto lëvizje tregojnë se Putin nuk e dëshiron paqen.
Për këtë arsye, von der Leyen tha se liderët evropianë po punojnë për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, të cilat do të përfshijnë masat ndaj gazsjellësve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.
Ajo shtoi gjithashtu se Bashkimi Evropian do të ulë tavanin e çmimeve të naftës dhe se do të ketë sanksione të reja në sektorin financiar rus.
“Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni deri sa Putini të bëjë këtë gjë”, u shpreh në fund të fjalës së saj Presidentja e Komisionit Evropian.
Ursula von der Leyen: Putin bëri thirrje për armëpushim më 9 Maj dhe asnjëherë nuk e ndoqi, ndërkohë që Ukrainë kërkoi armëpushim, por Putinini e refuzoi.
Putini ofroi së fundmi që Rusia dhe Ukraina të takohen në Turqi, Zelensky ishte gati të takohej por Putini nuk u duk, prandaj ne do të rrisnim trysninë do të punojmë për një paketë sanksionesh, që aplikohen te Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.
Do të ulim tavanin e çmimeve të naftës dhe pastaj do kemi sanksione të tjera në sektorin financiar rus sepse ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni deri sa Putini të bëjë këtë gjë.