Kryeministri Edi Rama thotë se situata në Novoselë, ku është dhënë urdhër evakuimi për shkak të motit të keq, është në monitorim të plotë nga strukturat e emergjencës.
Sipas kreut të qeveriosë, forcat janë angazhuar në terren me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ndodhen në gatishmëri të plotë për të evakuuar banorët.
Apelon banorët që të ndjekin me përpikëri udhëzimet dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara deri në normalizimin e situatës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu thotë se kanë bërë planin e masav për tre fshatat kryesore me rrezikshmëri të lartë për shkak të lumit Vjosa.
Reagimi i plotë:
Situata në Njësinë Administrative Novoselë vijon të jetë në monitorim të plotë nga ekipet e Bashkisë Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, nga reshjet e rëna gjatë natës dhe në orët e fundit.


