Në kuadër të operacionit të fundit të SPAK, masë sigurie “detyrim paraqitje” është caktuar ndaj gazetarëve të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Hoxha ka reaguar lidhur me masën ndaj tij. Ai ka zbuluar për Top Channel se në mëngjes herët i është bastisur banesa dhe i janë sekuestruar të gjitha mjetet e punës
Pasdite, shton ai, në SPAK i kanë kërkuar falje dhe i kanë thënë se kontrolli në banesë është bërë në shkelje me ligjin.
“Jam ne detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te pa publikuar te SPAK, ku flitet pre politiken dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirren na kërkuan Ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës….
Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, deklaroi Artan Hoxha.