I kërkuari Ylli Zalla ka arritur që t’i shpëtojë një operacioni të policisë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se policia kishte zbuluar vendndodhjen e tij në Zallë të Fushë Krujës, por ka arritur që t’u ikë efektivëve.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Policia kishte zbuluar vendndodhjen e tij në Zallë të Fushë-Krujës, por nuk ka mundur që ta vërë në pranga.
Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit, i cili rezulton në kërkim që prej nëntorit të vitit të kaluar, dhe i dyshuar për lidhje me atentatin në Rinas.
Policia sekuestroi 24 kallëpe tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti.
Po ashtu, pak muaj më parë, Zallës iu sekuestrua një tjetër arsenal armësh dhe ai u shpall në kërkim.
Ai po hetohet edhe për lidhjen e mundshme që mund të ketë me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe ish efektivi i AMP, Muçi Shaljani. Ka dyshime se automjeti tip Toyota, i përdorur nga autorët e atentatit doli nga banesa e Zallës


