Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim prej tre ditësh, i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Mendrak, në vitin 2021.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i shtetasit E. M. u bë pas hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Beratit dhe falë operacioneve të mbështetura në inteligjencën policore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia.
Hetimet kanë zbuluar se ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me Sh. H., i cili është arrestuar më datë 13 maj 2025, dhe me B. Ll., i cili vijon të jetë në kërkim.
Të tre të dyshuarit akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike Cannabis Sativa, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Mendrak.
Policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B. Ll., ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Kuçovë
Vijon operacioni policor i koduar “Kultivimi”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mendrak, në vitin 2021.
Kapet dhe ndalohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.
Kapja e këtij shtetasi, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë.
Pas hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, dhe si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit Sh. H. (vënë në pranga më datë 13.05.2025) dhe B. Ll. (aktualisht në kërkim), ka kultivuar në vitin 2021, bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mendrak.
Vijon puna për kapjen e shtetasit B. Ll..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.